Qëndroi në tribunë ndaj Portugalisë, Balotelli peshon 100 kilogram
Gazeta franceze “L’Equipe” raporton se sulmuesi italian Mario Balotelli ka arritur peshën 100 kilogramë, gjë që është vërejtur pas rikthimit të tij në seancat stërvitore me Nice këtë verë.

Ish-sulmuesi i Interit, Manchester City dhe Milanit është kritikuar për paraqitjen e tij në barazimin e Italisë ndaj Polonisë të premten.

Dhe tani, sipas së përditshmes franceze, Balotelli peshon 100 kilogramë kur u rikthye më vonesë në stërvitje me klubin francez.

Plot 12 kilogramë më shumë se pesha e tij e regjistruar. Sipas një anëtar anonim të Nice, Mario nuk kishte bërë përpjekje për të humbur peshë duke menduar se do të largohej nga klubi.

Sipas gazetës, Super Mario ishte 6 kilogramë mbi peshë kur e bëri paraqitjen e parë për Nice këtë sezon, jo 15 siç pohoi Boniek. L’Equipe shkruan se Roberto Mancini nuk është dashur kurrë ta fuste titullar Balotellin me formën që ka.
Shtuar më 11/09/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori