"Qepe, ti nuk je Maradona", debati Osvaldo-Lamela
Çfarë mund ti ketë thënë Erik Lamela Daniel Osvaldos që e ka detyruar këtë të fundit të përdorë dhunën? Sipas asaj që shkruan revista katalanase "El Confidencial", fjalia që ka thënë Lamela ka qënë kjo: " Mbylle gojë, ti nuk je Maradona".

Në numrin e sotëm "Corriere dello Sport", zbardh gjithë debatin e ndodhur mes dy lojtarëve të Romës:

" Jam më madh se ty, këtu nuk jemi te River Plate, kështu që kur të flas duhet të më kthesh përgjigje", ka thënë Osvaldo. Ndërsa i riu Lamela i është përgjigjur: " Mbylle gojën. Ti nuk je Maradona".

Pas kësaj ka ardhur edhe shuplaka e Osvaldos. Por tani sulmuesi është penduar por tani është tepër vonë sepse klubi i Romës e ka dhënë dënimin për lojtarin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2011, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori