Qerimaj sulmon presidentin e Peshëngritjes: Po shpërdoron fondet
Pas akuzave dhe polemikave me shefin e klubit Vllaznia, Mark Kroqi, Erkand Qerimaj vijon polemikat por këtë herë me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

Ky i fundit ka “thumbuar” shtangistin në media, ndaj dhe ka qenë i menjëhershëm reagimi i Qerimajt, i cili i kërkon llogari për jetën luksoze.

Statusi i plotë i Qerimajt

Elez Gjoza fakti se je President i FSHP nuk te jepet e drejta te genjesh pa fund !

Ti thua qe ka kushte te mira stervitjet e kushtet jan skandaloze i pa gjithe Shqiperia ! Megjithate jane disa gjera te cilat me fakte dhe deshmi do ti bej te dituara publikut e pres te pergenjeshtrosh te gjitha hipotezat fantazem qe ke parashtruar!!
Ti me numeron te ardhurat qe marr une me mund e me djerse ne intervista , duke harruar se jam sportisti Shqiptar qe kam Ngritur Flamurin Shqiptar ne Bote me shume se kushdo tjeter e kam krenuar vendin tim ! Megjithate nuk jam shperblyer aq sa duhet duke pasur mbi shpatulla nje kredi te cilen do me duhet ta paguaj per 25 vite per shtepine time!

Epo si qytetar i Lire ketij vendi dhe sportist me lind e drejta te pyes duke marr parasysh se jeni edhe Person Publik ,per luksin ne te cilen ti jeton!

Si I keni Fituar te ardhurat Zoteri ? Duke Kursyer Rrogat i keni mundesuar vetes Vilat Luksoze e pronat qe posedon ,makinat Luksoze Etj etj??

1 . Ti diskuton ku stervitem un nderkohe qe eshte e drejta ime te stervitem ku te dua , ne Tirane apo Shkoder , pa harruar se Federata nuk ka krijuar kushtet per grumbullim e nuk ka vend per tu stervitur , ambjentin ja krijova vet vetes , sepse per ju tashme e kisha len Sportin!

2. Ju Genjeni duke thene se FSHP ka kontribut per palestren qe bera ne shtepi nderkohe qe une e kam mundesuar ndermjet miqeve te mi , pa asnje ndihme nga Federata!

3. Ju genjeni se jam i punesuar kur qe nga maji i 2016 , me fakte dhe dekomenta un jam pa i pune e 20 vite sport pa siguracion !
4.Genjeni persa i perket raportave , une vetem kur jam demtuar kam sjelle raport dhe kete e verteton doktori jo ju !
5. Tranjerin une e meritoj me te gjitha medaljet e kupat qe kam fituar e te jete Zef Kovaci ne gare eshte minimumi qe mund te kerkoj pamvarsisht se as page nuk i jepni , Profesori im ben pune vullnetare !
E mira eshte qe ju te mos shkelni Ligjin e Statutin Me
Tranjere Kombetare pa shkolle te larte! Sepse nese do ju vije KLD e Prokuroria e ju gjen shkelje Ligjore nuk do ishte mire per ju !!
6.Shpejt e paske harruar se une kam marre pjese ne Kupen e Republikes 2016 duke u shpallur sportisti me i mire 157Kg shkeputje - Shtytje 195 Kg ,ishe edhe vet deshmitar por meqe nuk paske kujtese per fatin e mire kemi fakte perfshire foto , video , Kupen dhe Medaljet!

Isha pretendent per kampion Europe por u demtova !
Per gjithcka flas kam fakte ndryshe nga ju Vetem Genjeshtra !
Shumica e sportisteve dhe tranjereve puntore e te ndershem me rezultate e gjejne veten ne pakenaqesi qe ju i keni rezervuar Peshengritjes si sport te cilin po e shkaterroni cdo dite e me shume duke sulmuar sportistet pa te drejte!

E nuk duhet anashkaluar si fakt qe Fondi i federates mundesohet per sportistet edhe tranjeret qe punojne cdo dite , nuk esht i juaji personal! Ju keni detyre si president te mos i perdorni leket qe vijne per Trajtim ushqimor per sportistet , nderkohe qe ju i shfrytezoni per te shetitur boten!

Shtuar më 18/01/2017, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori