Qetësohen te Interi, menaxheri i Matinez: Ai mendon vetëm për "zikaltërit"
Lautaro Martinez po përjeton sezonin e shenjtërimit përfundimtar. Pas një viti, që i shërbeu më shumë për t’u përshtatur me ambientin e ti, “xhevahiri” argjentinas jo vetëm që ka demonstruar se e meriton një fanellë titullari te zikaltrit, por gjithashtu është bërë një nga sulmuesit më të dëshiruar ndonjëherë në Europë.

Në një intervistë me Mundo Deportivo, menaxheri i Lautaros, Beto Yaqué, tregon se si e zbuloi atë që tani është një nga ikonat e ekipit milanez.

“E zbulova unë, bashkë me atë që shkoi ta merrte dhe e solli re Racing. Më bëri përshtypje më shumë teknika e tij, kontrolli i tij mbi një terren të vështirë dhe temperamenti i tij”.

Në atë kohë, Lautaro Martinez ishte kthyer nga dy prova të pasuksesshme te Boca Juniors dhe San Lorenzo.

“Unë dhe partneri im në biznes, Roly Zarate, gjithmonë kemi dalluar se ka shumë potencial dhe kemi menduar se do të kishte një të ardhme të shkëlqyer.”

Prej muajsh po qarkullojnë zëra se Lautaro është shënjestruar nga klube si Barcelona dhe Manchester City.

“Ai vazhdon të punojë në heshtje, sepse është i përqendruar vetëm në klubin e tij, por natyrisht që është shumë i kënaqur, sepse kjo do të thotë se ai po shkon shumë mirë”.

Edhe Leo Messi bëri komplimente të mëdha për Lautaro Martinez.

“Sigurisht që për Lautaron është një gjë e shkëlqyeshme që vlerësohet nga më të mirët në botë.”

Beto Yaqué përsëriti se sulmuesi argjentinas nuk është i prekur nga thashethemet e shumta që qarkullojnë.

“Ai mendon vetëm për klubin ku është. Lautaro ka një kontratë pesëvjeçare me Interin dhe lajmet që qarkullojnë janë punë gazetash.”
Shtuar më 09/04/2020, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori