Qeveria jep dritën jeshile për futbollin grek, ja kur kthehen ndeshjet
Gjithçka është zyrtare. Topi do të fillojë të lëvizë sërish në shtetin tonë fqinj duke filluar nga data 6 qershor.

Qeveria i ka dhënë dritën jeshile Superligës greke si dhe ndeshjeve të kupës pas më shumë se dy muajsh mungesë për shkak të pandemisë.

E vetmja çështje e lënë pezull përsa i përket futbollit është protokolli sanitar si dhe rregullat higjienike që do të ndjekin skuadrat.

Ndërkohë Supeliga i është drejtuar federatës greke të futbollit me një letër për disa ndryshime mbi futbollin gjatë kësaj periudhe.

Ajo kërkon vendosjen e 5 zëvendësimeve gjatë një ndeshjeve njësoj siç është kërkuar dhe nga FIFA.

Një tjetër kërkesë ka të bëjë me shtyrjen e kampionatit deri në muajin korrik duke evituar kështu ngjeshjen e kalendarit sportiv për t'i dhënë më shumë hapësirë dhe kohë lojtarëve që të rikuperohen.

Duke qenë se pandemia ka pasur një impakt shumë të madh në botën e sportit, atëherë Supërliga kërkoi dhe reduktimin e buxhetit për udhëtimet skuadrave për çdo ndeshje.
Shtuar më 27/05/2020, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori