Qeveria miraton ligj të posaçëm për sportistët
Qeveria Shqiptare ka miratuar sot një ligj të posaçëm për sportistët që do të thyejnë rekorde ndërkombëtare.
portistët që arrijnë rezultatet e përcaktuara në pikën 1.1 të këtij kreu shpërblehen sipas tabelës I, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, brenda 3 muajve pas shpalljes së rezultateve zyrtare.

1.4. Kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv për të rinjtë janë të njëjta me ato sipas pikës 1.1, të këtij kreu. Kategoria e të rinjve shpërblehen në masën 30% të vlerës së përcaktuar për të rriturit, sipas tabelës I, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, brenda 3 muajve pas shpalljes së rezultateve zyrtare.

1.5. Trajnerët e sportistëve të nivelit të lartë shpërblehen në masën 40% të vlerës së përcaktuar për sportistët fitues sipas kategorizimeve në tabelën I, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, brenda 3 muajve pas shpalljes së rezultateve zyrtare”, thuhet në VKM.

Po ashtu qeveria ka vendosur që të rrisë dhe dietat dhe shpenzimet mjekësore për sportistët, që udhëtojnë jashtë vendit apo ata që i nënshtrohen terapive të ndryshme kur pësojnë dëmtime.

Sportistët pjesëmarrës në veprimtaritë kombëtare të përcaktuara në rregulloret kombëtare dhe në veprimtari ndërkombëtare, për përgatitjen e tyre, përfitojnë trajtim ushqimor në natyrë ose në vlerë, si dhe trajtim mjekësor.

2. Trajtimi ushqimor është 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë, për 25 (njëzet e pesë) ditë në muaj. Trajtimi mjekësor dhe riaftësimi i sportistëve është deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj.

3. Trajtimi ushqimor dhe mjekësor mbulohet plotësisht ose pjesërisht nga klubet sportive, me fondet e pushtetit vendor, nga fondi grant ose të ardhura të tjera të ligjshme.

4.Trajnerët e kontraktuar me kohë të pjesshme pranë klubeve sportive/shumësportesh do të paguhen në masën 500 (pesëqind) lekë për orë stërvitore dhe jo më shumë se 1 000 (një mijë) lekë në ditë për 25 (njëzet e pesë) ditë në muaj.

5. Federatat dhe klubet mund të grumbullojnë ekipet e tyre përfaqësuese për veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare. Vlera ditore për akomodimin dhe ushqimin është 7 000 (shtatë mijë) lekë (4 000 lekë ushqimi + 3 000 lekë fjetja) në ditë, sipas nevojave që ato kanë, dhe mbulohet nga buxhetet e federatave apo klubeve, sipas marrëveshjes ndërmjet palëve”, thuhet në vendimin e qeverisë./albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori