Qeveria Serbe pretendon Botërorin, premton shpërblime
Pëlqej
Ditën e djeshme Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një premtim motivues për Kombëtaren e Serbisë nësë ajo do të arrinte te kishte sukses në "Rusia 2018".

Vuçiç ka thënë se do të shpërblente lojtarët me vlera të majme monetare nëse ata do të arrinin të fitonin Kupën e Botës.

Nëse do të arrini të sillni Kupën e Botës në Serbi, ne si qeveri premtojnë një shpërblim prej 10 milion eurosh për grupin prej 23 lojtarësh, 5 milion euro nëse arrini deri në finale dhe 500 mijë euro në total në rast kalimi të fazës së grupeve." ka deklaruar Presidenti Vuçiç.

"Ndoshta për shumë prej jush shuma që mund t’iu garantohet secilit nuk ju mahnit, pasi mund të fitoni shumë më shumë në klubet tuaja, por kjo është shtysa për ne si qeveri për t’iu treguar se sa e mirëpresim që ju të paraqiteni sa më mirë në Botëror” shtoi më pas ai.

Serbia ka një grup realtivisht të vështirë ku i duhet të përballet me Zvicrën ku luajnë disa shipëtarë me Brazilin që është pretendent kryesorë për kupën e Botës dhe me Costa Rikën. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2018, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori