Qeveria shqiptare shpërblen kombëtaren
Sali Berisha
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë Kryeministri Berisha e nisi diskutimin e tij me futbollin. Duke u ndalur tek rezultat e kënaqshme të kombëtares së futbollit, sidomos pas fitores me Bjellorusinë, Berisha premtoi shpërblim për lojtarët e trajnerin.

“Do shpërblejmë me 10 mijë euro secilin lojtar të ekipit kombëtar dhe me 15 mijë euro kapitenin Lorik Cana, trajnerin dhe golëshënuesin Salihi. Vendimi u mor pasi kombëtarja shqiptare ka shënuar arritjet më të mëdha në tërë historinë e ekzistencës së futbollit shqiptar”,- tha kryeministri.

Fitoren me Bjellorusinë Kryeministri Berisha e cilësoi si ogurin më të mirë në këtë pranverë, ndërsa shtoi se një rol të rëndësishëm në këtë fitore patën edhe tifozët kuq e zi.

“Fitorja me Bjellorusinë ishtë oguri i bardhë i kësaj pranvere, i këtij sezoni. Respekt i vecantë për tifozerinë e zjarrtë shqiptare, faktor i rëndësishëm i kësaj performance”,- tha më tej Berisha.
Shtuar më 31/03/2011, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori