Quajeni "Premier Champions", dominojnë ekipet angleze
Futbolli anglez rikthehet të dominojë në Champions League. Në fazën çerekfinale nga 8 ekipe 4 janë angleze pra ekipe që vijnë nga Premier League.

Pas Tottenham, Manchester United e Manchester Cityt biletën për çerekfinalet e preu edhe Liverpool që eliminoi Bayernin në Gjermani. Ky është një rezultat i pabesueshëm që ekipet angleze nuk e arrinin që prej vitit 2009 kur edhe në atë periudhë ishin 4 ekipet angleze në çerekfinalet e Championsit.

Përveç ekipeve angleze mes 8 më të mirat e këtij edicioni janë edhe Barcelona e Juventus kandidate potenciale për të fituar trofeun dhe dy surprizat e mëdha Ajax e Porto.

Shorti për fazën çerekfinale madje edhe për gjysmëfinalet do të hidhet pas pak ne oren 12:00 në Nyon. Shorti është i hapur dhe mund të kemi përballje edhe mes ekipeve nga i njëjti shtet apo e njëjta federatë.
Shtuar më 15/03/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori