Quaresma tek Inter deri më 31 gusht
Albeu.com
Sipas “Corriere dello Sport”, Ricardo Quaresma do të jetë lojtar i Interit deri në fund të afatit kalimtar veror më 31 gusht.Zikaltrit kanë qenë në bisedime për transferimin e mesfushorit të krahut gjatë gjithë afatit kalimtar, ndërsa deri më tani nuk kanë pasur sukses për shkak të çmimit të lartë të cilin e kërkon Porto.

Është spekuluar se Porto kërkon 40 milionë euro për 25-vjeçarin, ndërkohë që “Corriere dello Sport” njofton se Interi ka kthyer interesimin për portugezin pasi që skuadra aktuale e tij i ka përgjysmuar kërkesat dhe pritet që marrëveshja të nënshkruhet para 31 gushtit.
Shtuar më 18/08/2008, ora 22:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori