"Qytetarët" sfidojnë "Principatën" në një duel për t'u mos u humbur (FOTO)

Spektakli sonte në mbrëmje do të jetë i garantuar dhe në “Etihad Stadium”, atje ku skuadra e Pep Guardioles Manchester City, ka një test force ndaj Monacos.

Skuadra e Principatës jo vetëm jashtë çdo parashikimi e mbylli fazën e grupeve ne vend te pare, por udhëheq edhe me merite kampionatin francez.

"Qytetarët" nuk kanë shumë mungesa, teksa strategu spanjoll nuk do të ketë të gatshëm vetëm Gabriel Jesus, por do të mbështetet te Aguero dhe De Bruyne.

Ne kampin kundërshtar Radamel Falkao është rikthyer ne formën më të mirë teksa priten me interes talentet Lemar, Bernardo, Silva, Bakajoko dhe 18 vjeçari Mbape, i cili ka shënuar 7 gola deri me tani. Në këtë edicion, skuadra e principatës e ka festuar një fitore në tokë angleze, teksa mundi 2-1 Tottanhamin në fazën në grupe.
Shtuar më 21/02/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori