Ra nga kategoria, presidentja shkrin ekipin
Ndryshime thelbësore priten tek ekipi i Domosdovës për sezonin e ri.

Pas rënies në Kategorinë e Tretë dhe dështimit total të drejtuesve dhe futbollistëve për këtë sezon, presidentja e ekipit, njëherësh dhe kryetare e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka vendosur të pezullojë të gjithë ekipin bashkë me trajnerin dhe shefin e klubit.

Kjo pasi Rira bën fajtorë pikërisht futbollistët dhe drejtuesit për paraqitjet e dobëta.

Futbollistët janë të gjithë të lirë të shkojnë ku të duan, ndërsa posti i trajnerit dhe shefit të klubit do të rishikohet.

Nga burime afër Bashkisë Përrenjas mësohet se kryebashkiakja Rira deri në ndërtimin e stadiumit të ri do formojë një skuadër me pak lojtarë vendës. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori