Reagon edhe Rashica: Lutuni për Shqipërinë (FOTO LAJM)

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është solidarizuar me të prekurit nga tërmetet që e goditen sot Shqipërinë, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.

Pas lajmeve për tërmetet në Shqipëri, Milot Rashcia e publikoi në Instagram një fotografi të dëmeve që i kanë shkaktuar këto tërmete në Shqipëri, duke ia bashkangjitur atyre mesazhin “Lutuni për Shqipërinë”.

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe rreth 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë. Sipas Emergjencave Civile, një person humbi jetën pasi u hodh nga banesa nga paniku, ndërsa dy të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë. Po ashtu është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtese të një pallati në Durrës.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4.

Deri tani raportohet për disa pallate të shembura në qytetin e Durrësit dhe fshatin Thumanë dhe dhjetëra familje kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët dhe ekipet e shpëtimit po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar. /
Shtuar më 26/11/2019, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori