Rabiot drejt Premier League?
Adrien Rabiot mund të vijojë aventurën në Premier League.

Sipas mediave franceze, duke pasur parasysh vështirësitë e Barcelonës dhe Bayern në përmbushjen e kërkesave, mesfushori PSG-së do të ishte gati ti thotë po Premier Leagues,shkruan Albeu.com.

Në gjurmët e tij tashmë janë vënë pas Manchester City, Tottenham dhe Liverpool.

Rabiot po kalon një moment të vështirë tek PSG-ja. Ai vijon të jetë i pezulluar nga klubi francez për shkak se ka kërkuar largimin duke mos rinovuar kontratën e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Për të u përfol se kishte arritur akordin me Barcelonën po vetë klubi katalanas e mohi me një deklaratë zyrtare duke hedhur poshë aludimet në media. /albeu.com/





Shtuar më 05/03/2019, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori