Rabiot: Ja në cilin kampionat dua të luaj në të ardhmen
Adrien Rabiot me ide të qarta për sa i përket së ardhmes. Mesfushori, i cili aktivizohet në radhët e Paris Saint-Germain deklaroi se dëshiron të luajë në Angli.

Në fakt Premier League nuk është një kampionati i panjohur për të, pasi në vitin 2008 ai ka qenë në akademinë e Manchester City-t.

Francezi pohoi se ia ka kaluar shumë mirë gjatë kohës që luante atje dhe për këtë i ka premtuar vetes se do të kthehet në Angli. Gjithsesi Rabiot tha se për momentin është i fokusuar te PSG, ku ka dhe besimin e trajnerit Emery.
Shtuar më 05/09/2016, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori