Rabiot nuk është i lumtur te Juventusi
Mesfushori francez është i palumtur me situatën e tij aktuale tek kampioni italian dhe mund të largohet gjatë janarit ose verën e ardhshme. Ai nuk po gjen hapësira në ekipin e Maurizio Sarrit

Arien Rabiot nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale tek Juventusi.

Mesfushori francez ishte një zëvendësues i papërdorshëm në tri nga katër ndeshjet e ligës këtë sezon.

Gjithashtu, ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit nuk u aktivizua as në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

24 vjeçari nuk ka luajtur që kur iu dhanë 27 minuta në dispozicion në ndeshjen e parë sezonale ndaj Parmës.

Kampioni botëror me Francën është i frustruar me trajnerin Maurizio Sarri, prandaj nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga Torino gjatë janarit, eventualisht verën e ardhshme.

Juve e kishte marrë Rabiotin pa para gjatë kësaj vere pasi i kishte skaduar kontrata me PSG-në.
Shtuar më 24/09/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori