Rabotniçki Kometal fitoi Kupën e Maqedonisë
Albeu.com
Në finalen e zhvilluar në stadiumin e Shkupit Kometali mundi Milanon nga Kumanova me rezulata 2-0, ndërsa autor i golave ishte Nderim Nexhipi.Futbollistët e Rabotniçki Kometalit mbaruan sezonin e tyre më të suksesshëm në historinë e klubit, pas titullit kampion , ata rrëmbyen edhe kupën e Maqedonisë. Në finalen e madhe zhvilluan në stadiumin e qytetit mundën Milanon nga Kumanova me rezulata 2-0. Autor i golave ishte Nderim Nexhipi, në minutën 27 dhe 43. Rabotniçki K gjatë tërë ndeshjes ishte kundërshtar më i mirë, dhe në fund me plot meritë ia arriti qëllimit që për herë të parë të fitoj Kupën e Maqedonisë.

"Së pari dëshiroj t ua uroj fitoren e Kupës së MAqë3donisë . mendoj se me plot meritë kanë arritur të fitojnë . Ndoshta në pjesën e parë ishim më të dobët se në pjesën e dytë ku e e kishim nën kontroll lojën , topi ishte në zotërim tonin , por kjo nuk ishte e mjaftueshme që të mundet një Rabotniçki K.", deklaroi , trajner i Milanos, Gjore Jovanovski.

Dragoljub Bekvalac, trajner i Rabotniçkit falënderoi për urimet dhe tha se Milano arriti rezultate impresive."Pajtohem me GJoren se Rabotniçki me plotë meritë fitoi edhe kupën edhe kampionatin", tha Bekvalac.

Për Rabotniçkin kjo ishte herë e parë që fitoi kupën e Maqedonisë dhe njëherit të dy titujt në kampionatin vendor.

Në anën tjetër, Milano edhe pse kishte një sezon të shkëlqyer, nuk ia arriti qëllimit që të merr titullin e saj të parë. Të dyja ekipet vitin që vjen do të prezantojnë Maqedoninë në arenën ndërkombëtare. Rabotëniçki K. në kualifikimet për ligën e kampionëve , ndërsa Milanoja në Kuçpën e UEFA-së. (alsat)
Shtuar më 26/05/2008, ora 04:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori