Racizëm edhe në Kosovë, tifozët e Vushtrrisë fyejnë mbrojtësin e Gjilanit
Mbrojtësi i Gjilanit, Jackson Ferreira ka qenë pre e fyerjeve raciste nga tifozët e Vushtrrisë.

pjesën e dytë, Policia e Kosovës kërkoi që të zbrazej tribuna perëndimore në stadiumin ‘Ferki Aliu’, pasi gjyqtari Burim Jahmurataj u godit me shkrepëz nga publiku, shkruan Indeksonline.

Tifozët më pas dolën ne pjesën lindore.

Disa prej tyre në fund të takimit e fyen Ferreiran duke brohoritur "hu-hu-hu-hu".

Këto ditë, bota e futbollit është duke e luftuar racizmin dhe dënimet janë jashtëzakonisht të mëdha për ata që janë autorët.

Rasti i fundit ishte ndeshja Verona – Brescia, kur Mario Balotelli ishte shënjestër e ofendimeve.

Por Verona në këtë rast e dënoi kryetifozin e tyre me 11 vjet mosprezencë në stadium.
Shtuar më 07/11/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori