Racizmi, klubet e Serie A kërkojnë ndryshim të rregullores
Pëlqej
Pas kërcënimit nga ana e tifozëve të skuadrave të Serisë A se do të braktisin stadiumet nëse vijojnë sanksionet e ashpra me pezullimin e sektorëve të vecantë apo me mbylljen e impianteve për një apo disa ndeshje për shkak të koreve raciste, vjen edhe reagimi i Ligës së Serie A, që i ka dërguar Federatës italiane të Futbollit një letër formale, me anë të së cilës kërkon modifikimin e normave mbi diskrimiminim territorial.

Liga e Serie A doli në këtë përfundim pas konsultave mes drejtuesve të të gjitha klubeve, të iniciuara nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani.

Klubet, për të shmangur bojkotin e tifozëve, kërkojnë rishikimin e kodit të sanksioneve, më konkretisht duan diferencimin e racizmit nga diskriminimi territorial, për të shmangur dënimin e të gjithë stadiumit, që masat të merren vetëm për sektorë të veçantë nga vijnë koret raciste.

Më këtë hap kërkohet të shmangen dënimet kolektive, që penalizojnë edhe tifozët që kanë sjellje shembullore, duke i përqendruar masat vetëm në ato pjesë të stadiumit që vërtet meriton të boshatiset. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori