Radamel Falcao debuton me gol te Galatasaray (VIDEO)
Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, u prit si hero nga tifozët e Galatasarayt, në momentin e transferimit te kampionët në fuqi të Turqisë.

Plot 25 mijë tifozë të Gallatës shkuan në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen bomberit 33-vjeçar.

LEXO EDHE:
Femra U-17/ Shqipëria eliminohet nga Greqia
Falcao ua ka shpërblyer më së miri këtë respekt tifozëve të skuadrës së tij, teksa gjeti rrugën e rrjetës në debutim.

Kolumbiani kaloi në avantazh Galatasarayn në minutën e 38-të në sfidën e sotme ndaj Kasipasha.

I ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit, Falcao arriti të tundte rrjetën duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën turke.
Shtuar më 13/09/2019, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori