Radamel Falcao nuk do ti bashkohet Milanit
Milani nuk do ta ndjekë sulmuesin e Monaco, Radamel Falcao, gjatë merkatos së verës, sipas “Calcio Mercato”. Agjenti i kolumbianit, Jorge Mendes, iu ofroi kuqezinjve një shans për të nënshkruar me lojtarin në fjalë në janar, ose në fund të sezonit, por negociatat nuk përparuan.

Klubi kuqezi e konsideron Falcao, 33 vjeç, shumë të vjetër si objektiv në merkato, me politikën e re të Milanit që tani do të nënshkruajë vetëm me lojtarë midis moshës 20 dhe 26 vjeç.
Shtuar më 01/03/2019, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori