Radas: Na mungon vetëm Kupa, Skënderbeu sezonin tjetër është në Europë
Te Skënderbeu besojnë te përmbysja e madhe, megjithatë me eksperiencën e tij Marko Radas kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale, sepse ndryshe nga suksesi 3-0 i ditëve të kaluara, specifika e turneut e vështirëson misionin.

"Nuk do jetë një ndeshje njësoj si ajo e kampionatit, janë dy sfida të ndryshme", u shpeh fillimisht adas.

Sipas mbrojtësit kroat, diferenca e një goli është e rikuperueshme. Radas nuk i beson zërat për atmosferën jo të qetë në Vlorë, ndërsa thekson se korçarët kanë presion vetëm nga vetja.

"Për mua një gol diferencë nuk është asgjë, por ndoshta është edhe shumë.

Pas suksesit me Kamzën në fundjavën e kaluar, Radas ngriti trofeun e titullit 2015-2016 të kthyer nga CAS, ndërsa shpreson te një tjetër vendim në favor të Skënderbeut nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, për të luajtur në Europë edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

"Normal që u ndjeva mirë, por unë personalisht në mendjen time isha i bindur që jam kampion. Shpresojmë të jemi pjesë e Europës për sezonin 2018-2019", përfundoi kroati. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori