Radha e lendimeve tek Barca i takon Xavit
Albeu.com
Stafi mjekësor i skuadrës katalanase këtyre ditëve ka patur shumë punë. Por jo vetëm kaq, pas lëndimeve të shumta në mbrojtje tani radhën e kanë mesfusha, ku mbrëmë u lëndua Keita, por stafi mjekësor na bën të ditur se pacienti më i ri tani më është Xavi.Klubi i Barcelonës ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare të saj, se mesfushori spanjoll Xavi Hernandez do të mungojë në dy javët e ardhshme.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se Xavi ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë, dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë kundër Stuttgartit (LK), Racing Santanderit dhe Malagas (La Liga).

Blaugranët në ndeshjen kundër Atletico Madridit humbën edhe Sydou Keitan, i cili do të mungojë për katër javë.
Shtuar më 16/02/2010, ora 02:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori