Rafa: Premierliga me e veshtire se La Liga
Albeu.com
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka deklaruar se Premierliga është më vështirë të fitohet krahasuar me La Ligën, duke shtuar se ekipi duhet të jetë “pothuajse perfekt” për të arritur sukses në Angli.Benitez fitoi dy tituj të ligës me Valencian dhe pritjet ishin të mëdha kur ai zëvendësoi të shkarkuarin Gerard Houllier në Liverpool në vitin 2004. Spanjolli ende nuk e ka përcjellë suksesin nga Mestalla në Anfield.

Një triumf në Ligën e Kampionëve dhe një finale dy vite më pas, kanë lënë nën hije faktin se të kuqtë ende kërkojnë titullin e parë të Premierligës nga spanjolli.

“Premierliga është më e vështirë për t’u fituar se La Liga. Këtu ka shumë klube me shumë para. Në Spanjë e keni Barcelonën dhe Real Madridin”, thotë spanjolli.

“Chelsea, Manchester United dhe Arsenali nuk humbasin shumë ndeshje dhe gjithmonë mund të thoni se një prej tyre bën gabime. Por të tre ekipet në të njëjtën kohë? Kjo është vështirë të ndodhë”, shton Benitez.
Shtuar më 29/10/2008, ora 17:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori