Rafael Benitez: Refuzova ekipe të mëdha për Newcastle
Trajneri i Neëcastle United,Rafael Benitez ka deklaruar se i ka refuzuar disa oferta nga klube të mëdha për të qëndruar te skuadra angleze.

Skuadra këtë sezon po kalon një moment negative teksa mban vëndin e 15 në në Premier League duke luftuar për mbijetesë.

"Kam pasur ekipe, agjentë, që më ofronin para më shumë se këtu", tha Benitez.

"Por unë ende dua të bëj diçka këtu, dua të qëndrojë në Angli".

"Jam afër familjes sime, fansat kanë qenë fantastik, kështu që mundohem të bëj diçka të mirë”.

"Do të tentoj të bëj më të mirën dhe të fitoj çdo ndeshje të mundshme".

Ndërkohë Benitez është pjesë e Neëcastle që prej 11 marsit të vitit 2016.
Shtuar më 12/01/2019, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori