Rafael Nadal ka një ëndërr të çmendur
Ia ka dedikuar gjithë jetën tenisit, por futbolli ka qenë gjithmonë një pasion i veçantë për Rafael Nadal. Spanjolli mesa duket po mendon që tani për të ardhmen, teksa ka një ëndërr të madhe, për të marrë drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në botë.

“Një ditë, do të më pëlqente që të isha unë presidenti i Realit. Jo tani pasi për momentin jemi shumë mirë me Florentino Perez, që është një president i madh dhe mendoj se nuk ka nevojë për mua.

Gjithsesi asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Unë e dua futbollin dhe "Lops Blancos" është skuadra ime e zemrës dhe ideja për të qenë president i këtij është më shumë një utopi, një ëndërr se sa realitet. Por nëse do të më pyesni a më pëlqen të jem presidenti i Realit, atëherë përgjigjja ime është pozitive", ka thënë ai për mediat spanjolle.




Shtuar më 08/02/2017, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori