Rafael Nadal mposht tenistin kroat dhe kualifikohet në gjysmëfinale
Rafael Nadal arriti të kualifikohet për në fazën gjysmëfinale të turneut të tenisit në Toronto të Canadasë. Numri 1 i renditjes botërore të këtij sporti, mposhti me rezultatin 2-1 në çerekfinale, kroatin Mario Cilic, i cili renditet i 7-i në klasifikimin e përgjithshëm.

Në një ndeshje që zgjati 2 orë e 21 minuta, ishte kroati që fitoi setin e parë me rezultatin 6-2, por më pas Nadal reagoi duke fituar dy setet e tjerë me të njëjtin rezultat, 6-4.

Tashmë në gjysmëfinale, tenisti spanjoll do të përballet me rusin Khachanov, i cili renditet në vendin e 38 të klasifikimit botëror të tenisit. Khachanov mposhti në çerekfiale holandezin Haas, falë rezultatit të pastër 2-0, në një ndeshje që zgjati më pak se një orë.

Ndërkohë sot në mbrëmje do të përcaktohet edhe finalisti i parë i këtij turneu, që do të jetë njëri mes grekut Tsitsipas dhe afrikano-jugorit Anderson. Sfida mes tyre do të startojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Supersport 4, ashtu si i gjithë turneu i Torontos. /SS/
Shtuar më 11/08/2018, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori