Rafael Varane pohon se ka pasur kontakte me Manchester United
Mbrojtësi i Realit të Madridit Rafael Varane pretendon se Manchester United e ka kontaktuar.

Lojtari është i grumbulluar me Francën dhe kanë një gjysmëfinale të vështirë me Belgjikën e Eden Hazard.

Në një konferencë shtypi të dhënë para ndeshjes, një gazetar e ka pyetur nëse kishte kontakte me “Djajtë e Kuq”.

Përgjigja e tij të lë dyshime se ka pasur vërtet kontakte. “Po… Jo, jo drejtpërsëdrejti, kisha kontakte por jo direkte” deklaroi 25-vjeçari.
Shtuar më 09/07/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori