Rafinha: Më thanë se do të më shkatërronin nëse transferohesha te Bayerni
Në tetë vitet e fundit, Rafinha ka regjistruar 179 paraqitje për Bayern Munichun dhe fitoi njëzet trofe duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit bavarez.

Megjithatë, ndoshta detaji më interesant i karrierës së brazilianit u regjistrua kur filloi të fliste për transferimin e mundshëm nga Genoa në Bayern

"Unë kisha edhe gjashtë muaj deri në fund të kontratës me Schalke 04, por ata më thanë se mund të shkojë në çdo ekip tjetër pos në Bayern. Nëse mendoni të nënshkruani me bavarezët, ne do ta shkatërrojmë karrierën tuaj, ata më thanë. Magath tha fjalë edhe më të rënda", pohoi Rafinha për FOX Sports.

Pas kësaj, lojtari përfundoi duke luajtur për Genoan, por nënshkroi një kontratë njëvjeçare.

Ajo që braziliani nuk e dinte ishte se italianët planifikuan menjëherë ta shesin më vonë te rekordmeister.

"Presidenti i Genoas më tha se në klubin italian do të qëndroj një vit ose gjashtë muaj dhe më pas më pret një transferimin. Kur e pyeta se ku, ata u përgjigjën, ‘Bayern'", shpjegoi Rafinha. /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2019, ora 21:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori