Rafinha nuk dëshiron rikthimin tek Barcelona, shpreson të blihet nga Inter
Mesfushori i Barcelonës, Rafinha dëshironte të qëndronte tek Itali dhe jo të kthehet tek Barcelona, nga i cili është lëshuar në huazim.

“Jam shumë i lumtur këtu, çdo gjë po shkon mirë”.

“Po luaj, dhe kjo është e rëndësishme pasi po më lejojnë të rritem me ritmin e nevojshëm”.

“Kam pasur besimin që në ditën e parë, Interi është klub i madh dhe kemi gjasa ta arrijmë Ligën e Kampionëve”.

“Po e mësoj italishten, dua të qëndroj këtu. E kam dashur Interit, ndjehem si n shtëpi dhe jam i lumtur”, ka thënë Rafinha. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori