Rafinha tregon se çfarë mendimi kishin Suarez dhe Messi për Interin kur e kontaktuan
Pëlqej
Ai i ka treguar aftësitë e tij që në ndeshjet e para për Interit teksa ka dhënë gjithmonë kontributin e tij, duke bërë që të dashurohet nga tifozët për cilësinë e lojës.

Në “San Siro” kundër Benevento braziliani do mund të ketë mundësinë e parë për të staruar si titullarë për zikaltërit. I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori brazilian tha:

“Tani ndihem mirë, kam gjetur ritmin e duhur. Jam i kënaqur me gjendjen time dhe po përshtatem përditë e më mirë. Ideja e Spalletti për të përdorur mua pjesërisht për momentin në garë ishte shumë e zgjuar. Mendoj se çdo lojtar do të donte të hyjë në fushë që nga fillimi, por në mes të rimëkëmbjes fizike dhe nevojës për të kuptuar një futboll të ri, qasja ishte më e mira. Nuk kam më probleme me gjurin, jam më mirë. Disa dhimbje janë normale pas muajve të pasivitetit, por gjithçka po shkon në drejtimin e duhur. Ndihem afër maksimumit tim." deklaroi mesfushori brazilian.

"Derbi kundër Milanit po afron? Është një sfidë, që u përafrohet për nga emocionet të tjerave nëpër botë, si Barcelona-Real Madrid, apo River-Boca. Shpresoj ta fitojmë këtë derbi për të shkuar në Champions. Raporti me trajnerin Spalletti? Eshtë ideal. Më pëlqejnë njerëzit e drejtpërdrejtë si ai. Ai e di se mund të luajë në të gjitha pozitat në mesfushë, por edhe në sulm. E ardhmja, a duhet të jetë gjithmonë në Milano? Sigurisht, kjo është ajo që unë dua. Dua të qëndroj këtu. Pastaj, sigurisht, shpërblim im do të varet nga Interi. Messi, Suarez, por edhe të tjerët më kanë thënë se isha duke ardhur në një klub historik, ku kishin luajtur edhe yje të tillë si Ronaldo dhe Adriano. Ronaldo, sepse ai është fenomen. Adriano ka dhënë më të mirë këtu dhe në TV nuk e humbisja asnjë prej ndeshjeve të tij” tha braziliani i ardhur në janar, Rafinha. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori