Raheem Sterling vlerësohet me çmim për qëndrimin kundër racizmit
Raheem Sterling vlerësohet me çmim nga "BT Sport Industry Awards" për qëndrimin e tij të fortë kundër racizmit në futboll. Sulmuesi i Manchester City-t dhe i përfaqësueses së "Tre Luanëve" iu dorëzua Çmimi i Integritetit dhe Ndikimit nga menaxheri i Anglisë Gareth Southgate në ceremoninë e zhvilluar në Londër mbrëmjen e së enjtes.

24-vjeçari u kërkoi mediave në llogarinë e tij në Instagram që të mbështesnin lojtarët me ngjyrë si dhe u bëri thirrje autoriteteve për të shtypur abuzimin racist, pasi shokët e tij të ekipit në përfaqësuesen angleze, Danny Rose dhe Callum Hudson-Odoi, u ofenduan me etiketimin racist "majmun" gjatë kualifikueses me Malin e Zi për "Euro 2020", të zhvilluar në Podgoricë, muajin e kaluar, shkruan SS.

Nick Keller, president i “Sport Industry Group” deklaroi:

“Zëri i sportistëve vijon të ketë një ndikim të fuqishëm fushën e sportit dhe më gjerë. Sportistë si Raheem Sterling po bëjnë shumë për ta ngritur profilin e çështjeve që na prekin. Me mungesën e një lidershipi të tillë në jetën publike, ne po shohim se si sportistët por bëjnë gjëra konkrete për ndryshimin real, diçka që duhet të vlerësohet.”

Fjalën e mori edhe fituesi i këtij çmimi, Raheem Sterling, i cili ndër të tjera tha:

“Duhet të jemi shembull për fëmijët dhe brezat e ardhshëm.”

Ndërsa trajneri Gareth Southgate theksoi se “sporti nuk është ndryshe nga biznesi. Duhet të mundohemi të krijojmë një kulturë ku gjithsecili të tregojë më të mirën nga vetja.”
Shtuar më 26/04/2019, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori