Raiffeisen Superliga, Besa rikthehet te fitorja
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Besa e Pejës rikthehet te fitorja në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Pas humbjes 3-0 ndaj Drenicës në javën e 19-të, ekipi i Arbnor Morinës rigjeti rrugën e suksesit në kampionat pasi mposhti 1-0 në Pejë falë një goli të Kastriot Rexhës, Dritën e Gjilanit, transmeton SuperSport.

Me këtë fitore skuadra pejane u ngjit në vendin e 3-të të klasfikimit në kuotën e 32 pikëve po aq se edhe Hajvalia. Në stadiumin e qytetit të Pejës ndeshja nisi me dominimin e Besës.

Në minutën e 31-të skuadra vendase iu afrua shumë golit me Mensur Durakun. Por edhe pse bëri gjithçka mirë në të majtë të sulmit futbollisti i Besës gaboi në momentin e fundit duke goditur jashtë.

Në minutën e 39-të pejanët patën sërish një mundësi të mirë për të kaluar përpara por nuk arritën dot të gjenin rrugën e rrjetës. Një gabim i portierit të Dritës Latifi nuk u shfrytëzua sci duhet nga Mark Milicaj pasi topi i goditur nga ky i fundit u ndal mbi vijën fatale nga një mbrojtës kundërshtar.

Megjithatë pas shumë e shumë përpjekjesh Besa arriti të zhbollokonte më në fund shifrat në të 43-tën. Kastriot Rexha përfitoi nga një pasim perfekt i Kasapit dhe i vetëm përballë portierit të Dritës Latifi nuk fali duke i dhënë avantazhin formacionit vendas.

8 minuta më pas ishte Karahoda ai që gaboi shumë pranë portës. Pavarsisht përpjekjeve të Besës për të realizuar edhe golin e dytë deri në fund nuk ndryshoi më asgjë në rezultat dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të skuadrës pejane. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2015, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori