Raikkonen “flakë për flakë” me Ferrarin
Kimi Raikkonmen duket se ka prishur marrëdhëniet me ferrarin. Finlandezi ka zbuluar pak kohë më parë vendimin për tu larguar nga Ferrari në fund të këtij botërori. Në lidhje me zëvendësuesin e tij te Ferrari ai tha se e njeh shumë pak.

"Kam shumë vite në këtë sport dhe nuk kam mbetur aspak i habitur nga ai vendim. Nuk ka qenë një ide apo vendim i imi largimi nga Ferrari. Ndaj nuk jam aspak i trishtuar.

E njoh pak. Shumë pak njoh edhe Giovinazzi, që do ta kem si shok skuadre te Sauber vitin tjetër. Unë uroj që Charles të bëjë një figurë të mirë vitin tjetër te Ferrari”, tha Raikkonen. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2018, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori