Raiola: Baloteli një ditë te Napoli
MArio Balotelli
Mario ka marrë komplimente muajin e kaluar pasi po bëhet një lojtar i rëndësishëm për gjithë ekipin, jo vetëm për shkak të golave, por edhe për shkak të asistimeve dhe ëshë duke u vlerësuar. Për mua, Balotelli mund të bëhet një nga tre lojtarët më të mirë në botë, ai po rritet si lojtar dhe kjo po e ndihmon atë”, u shpreh agjenti i italianit, Mino Raiola.

Mario e pëlqen Cityn. E ardhmja me Napolin? Napoli ka një audiencë që është aq e mrekullueshme sa gjithkush do të dëshironte të luajë për ata njerëz. Dallimi krijohet nga publiku – Ibrahimovic po ashtu më ka thënë se dëshiron një ditë të veshë fanellën blu. Mario më ka përmendur disa herë se dëshiron të vijë dhe të luajë në Napoli”, vijoi Raiola.

Por Mario Baloteli ka një kontratë super të shtrenjtë me City-n që i përfundon pas katër vjetësh. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori