Raiola: Balotelli vlen 100 milionë euro
Mino Raiola kërkon të rikthejë Mario Balotellin në qendër të vëmendjes së merkatos verore. Sulmuesi 27-vjeçar, aktualisht është pjesë e Nices në elitën e futbollit francez në përfundim të sezonit do të jetë lojtar i lirë, ndaj për menaxherin italian klubi që do të arrijë marrëveshjen për klientin e tij do të bëjë lëvizjen e duhur.

Mario është gati të rifutet në lojë. Është pjekur shumë dhe mbetet një nga 10 sulmuesit më të mirë në botë. Vlen 100 milionë euro, por është me parametër zero, ndaj bëhet fjalë për një marrëveshje të madhe. Po bisedoj me shumë klube në Angli dhe në Itali. Kam folur me Juven, Romën, Napolin dhe Interin. Milani? Jo, sepse është Mirabelli dhe nuk mund të flas me të, nuk jam në nivelin e tij”, tha Raiola. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori