Raiola "dridh" Milanin: Donnaruma meriton të luajë në ekip të madh
Menaxheri më i njohur në botën e futbollit, Mino Raiola ka paralajmëruar Milanin për të ardhmen e Gianluigi Donnarumma-s.
Në një intervistë për “Sky Sport”, fundmi ka frikësuar tifozët e Milanit pasi ka thënë se portieri italian meriton të luajë për një klub të madh evropian.

"Nuk kam pasur asnjë kontakt me Milanin, pasi për mua Milan përfaqësohet me Gallianin, kështu që nuk kam asnjë elementë për të folur me drejtuesit e ri.

Milan është skuadër e madhe? Jo, ai meriton të luajë në një ekip të madh. Unë nuk jam martuar me n ë punën time që bëj", u shpreh ai për mediat italiane duke lënë të hapur gjithçka për një largim të mundshëm të portierit të talentuar te Juventusi ose te ndonjë skuadër e madhe angleze.


Shtuar më 27/02/2017, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori