Raiola e pranon: Man United u interesua më shumë pë Haaland por nuk ishte momenti
Agjenti Mino Raiola ka treguar se Manchester Unitedi ka folur më së shumti me Erling Haalandin, por caku i disa klubeve zgjodhi në fund Borussia Dortmundin.

Marrëveshja u kompletua në fundjavë për 20 milionë euro, plus 25 të tjera për Raiolan dhe babanë e lojtarit.

Pak orë para se të njoftohej për marrëveshjen, mediat në Angli ishin të bindura se Haalandi po kompletonte kalimin tek Unitedi e ato italiane për te Juventusi.

Unitedi foli më së shumti me të. Të gjithë kishin shansin për të biseduar me të personalisht. Ne e kemi lënë këtë të ndodhte, sidomos pasi ai e njihte Ole Gunnar Solskjaerin”, ka thënë agjenti për “The Telegraph”.

“Qartë ai ka ndier se për këtë moment nuk ishte hapi i duhur. S’ka pasur asgjë kundër Unitedit ose Oles. E zgjodhi Dortmundin para tjerëve dhe jam i lumtur sepse ai do të shkojë te një klub që donte dhe është më i mirë për të tani”, ka shtuar agjenti, që ka treguar se “oferta nga Unitedi ishte e mirë, por s’është gjithçka për ekonomi”.
Shtuar më 30/12/2019, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori