Raiola flet për Haaland: Vetëm 10 klube mund ta blejnë sot, 4 luajnë në Premier
Mino
Raiola, agjent i yllit të Borussia
Dortmund Erling
Haaland, i intervistuar nga BBC flet për të ardhmen e yllit norvegjez, duke deklaruar se deri më tani
vetëm 10
klube mund të mbështesin blerjen e tij:
“Të gjithë tregojnë
Haaland si një nga yjet e së ardhmes, sepse është e vështirë të bësh atë që ai bën në moshën e tij. Ai me siguri do të jetë një yll për të paktën 10 vitet e ardhshme.
Ne kemi arritur në një pikë ku njerëzit pyesin se sa më shumë do të jenë në gjendje të shijojnë lojërat e Ibrahimovic, Cristiano Ronaldo dhe Messi, kështu që të gjithë janë në kërkim të gjeneratës së ardhshme të talenteve.
Sot
vetëm 10
klube kanë mundësi të blejnë
Haaland nga Borussia
Dortmund dhe nga këto 10, 4 janë anglezë.
Nuk ka asnjë trajner ose drejtor sportiv që sot do të thoshte nuk jam i interesuar për një lojtar si
Haaland”.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 20:38