Raiola: Futbolli italian nuk ka të ardhme nëse nuk mposhtet racizmi
Superagjenti, Mino Raiola ka thënë se “futbolli italian nuk ka të ardhme nëse nuk dështon ta luftojë kancerin, që është racizmi.

Racizmi është injoranca pa asnjë dyshim”, ka thënë ai për ANSA.

“Ëshjtë vështirë që të bisedojmë për injorantët, por ata janë të vërtetë dhe janë në futboll? Ku është bashkimi? Ku është uniteti dhe solidariteti në mes te të gjithë lojtarëve dhe gjithë klubeve?”.

“Ky është një problem për pronarët e klubeve dhe tërë lojtarët. Nëse Italia dështon ta mposht këtë kacer këtu nuk ka të ardhme në futboll”.

Futbolli është pasqyrë e shoqërisë. Ky duhet të jetë një rast unik, i trimërisë, që të përkrahen idetë e mira dhe futbollit duke filluar që nga ky rast, që tani”, përfundoi Raiola. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori