Raiola gëzon tifozët e Juventusit: Një kthim i Pogbas është i mundur, lojtari sheh Italinë si shtëpinë e tij të dytë
Mino
Raiola ka folur për rikthimin e mundshëm të Paul Pogbas te Juventusi duke thënë se lojtari e sheh Italinë "si shtëpinë e tij të dytë".
Pogba ka qenë prej kohësh i lidhur me një rikthim në Torino, ndërsa
Raiola ka folur për "SportMediaset", duke sqaruar disa
gjëra për lojtarin.
“Unë flas me Pavel Nedved për të dhe për lojtarë të tjerë. Detyra jonë është të përfaqësojmë, të informojmë, të shohim, të ëndërrojmë dhe të hedhim poshtë idetë”.
“Për Pogban është folur edhe me palët e tjera”.
I pyetur nëse një rikthim te
Juve ishte i pamundur,
Raiola si gjithmonë ka një përgjigje.
“Nëse gjërat do të ishin të pamundura në afatin kalimtar, transferimet nuk do të ekzistonin.
Juve, PSG, Real Madrid dhe Barcelona kanë treguar gjithmonë se asgjë nuk është e pamundur në afatet kalimtare”.
“Ashtu si për Zlatan Ibrahimovicin, Italia është shtëpi e dytë edhe për Pogban, kështu që atë nuk e shqetëson idenë e një rikthimi në
Juve”.
“Megjithatë, është shumë herët të flasim për
gjëra të tilla. Ka ende kohë në mbylljen e sezonit dhe Kampionatin Evropian”.
“Le të presim që këto
gjëra të përfundojnë së pari”, ka thënë
Raiola.
Shtuar më 14/02/2020,
ora 19:18