Raiola i kërkon Man.United të lejojë Pogban të largohet, Juventusi destinacion i mundshëm
Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola ka kërkuar nga Manchester Unitedi ta lejojë mesfushorin të largohet në afatin dimëror.

Francezi është duke u munduar të rigjejë formën e duhur dhe ka humbur pozitën në formacionin startues.

Agjenti i tij për Tuttosport, ka zbuluar se koha e Pogbas të Unitedi ka përfunduar dhe ata duhet ta lejojnë të largohet në afatin e ardhshëm.

"Paul është i palumtur të Unitedi dhe ka humbur dëshirën për të luajtur siç do dhe siç pritej. Paul i nevojitet skuadër e re, ndryshim. Ka kontratë për 18 muaj dhe do skadojë në verën e 2022".

"Zgjedhja më e mirë për Pogban dhe Unitedin është nëse shkon në afatin e ri. Nëse jo, klubi do rrezikojë ta lejojë të largohet si agjent i lirë, meqenëse Paul nuk dëshiron rinovimin", theksoi fillimisht Raiola.

Tutje, Raiola konfirmoi se Juventusi mund të jetë destinacioni i radhës për fituesin e Kupës së Botës.

"Ndoshta Juventusi mund të jetë skuadra e radhës. Lidhja mes Paul, Juventusit dhe ish bashkëlojtarëve është e shkëlqyer. Por, COVID-19 ka ndikuar që shumë skuadra të mos munden ta transferojnë. Është koha të largohet nga Manchester Unitedi", u shpreh ai.
Shtuar më 08/12/2020, ora 08:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori