Raiola i kundër përgjigjet Mirabellit: Po përdor Donnarumman
Vijojnë njëra pas tjetrës seritë e telenovelës “Donnarumma”. Pas reagimit të portierit kuqezi, i cili theksoi se nuk është shprehur kurrë se është dhunuar moralisht, vjen edhe pozicionimi i menaxherit të tij, Mino Raiola, i cili, nëpërmjët një komunikate të gjatë, ka sulmuar drejpërdrejt drejtorin sportiv i Milanit, Mirabelli:

Mirabelli ka një problem personal me mua dhe përdor Gigio-n për të më sulmuar. Por unë nuk dua të përfshihen në këtë rreth akuzash mediatike, që do të rëndonin mbi klientin tim. Donnarumma nuk ka të bëjë fare me këtë histrori dhe nuk është e drejtë ta përdorësh si instrument. Mirabellit sot i duhen këto polemika për të hequr vëmendjen nga problemi i vërtetë I Milanit, që është projekti i tij teknik. Unë nuk kam gjë kundër Milanit, përkundrazi, dëshiroj që të ketë sukses.”

Raiola, i doli në mbrojtje klientit të tij, duke theksuar se gjatë verës ka patur oferta që asnjë futbollist tjetër nuk do t’i kishte refuzuar, por ai bashkë me familjen bënë një zgjedhje zemre. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori