Raiola i ofron Milanit mbrojtësin holandez
Mino Raiola i ka ofruar Milanit mbrojtësin holandez, Kenny Tete, në mënyrë që ti mbulojnë hapësirat e tyre pas lëndimeve të shumta.

Mateo Musacchio dhe Mattia Caldara janë lënduar për një kohë të gjatë, derisa kapiteni Alessio Romagnoli përballet me rreth një muaj jashtë për shkak të lëndimit në kofshë.

Të hënën, kuqezinjtë kanë pasur një takim katër orësh me Raiolan, për të diskutuar të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic dhe planet për shërimin e Giacomo Bonaventura.

Po ashtu ata kanë biseduar edhe për transferet e mundshme në janar. Sipas Tuttosport, Raiola ia ka ofruar Milanit mbrojtësin e Lyonit Tete.
Shtuar më 21/11/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori