Raiola i ofron Napolit talentin meksikan
Hirving Lozano është shumë afër largimit nga PSV.

23-vjeçari dëshiron të largohet nga PSV që në këtë afat, pas ofertave që ka marrë nga disa klube të mëdha.

Agjenti i meksikanit, Mino Raiola, i ka ofruar Napolit lojtarin, përkundër interesit të skuadrave më të mëdha.

Lozano po kalon një formë të jashtëzakonshme, dhe agjenti italian dëshiron që ai të transferohet në Serie A.

Pas meksikanit janë edhe skuadrat si, Manchester United, Barcelona dhe Chelsea.
Shtuar më 06/01/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori