Raiola i shryhet Italisë për mosgrumbullim e Balotellit: Kjo skuadër ta shpif
Trajneri i përkohshëm i Italisë, Gigi Di Biagio, ka shpjeguar mosgrumbullimin e Balotellit për dy miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë: “Nuk mjaftojnë golat, duhen edhe praqitjet.”

Vetëm 24 orë më pas vjen reagimi i ashpër i menaxherit të futbollistit të Nices, Mino Raiola. Një sulm frontal dhe shumë i fortë.

“Kombëtarja duhet të prezantohet me më të mirët, por më të mirët nuk merren në konsideratë. Tek Italia mendojnë të gjithë për trajnerin, në një kohë kur duhet një drejtor sportiv. Kjo skuadër ta shpif, është plot me njerëz të dështuar”, ka thënë Raiola. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori