Raiola kërcënon Milanin: Nëse nuk e doni Donnarumma-n më thoni ...
Puthja e fanellës pas Superkupës së fituar nuk ka fshirë zërat për të ardhmen e tij. Po flasim për Gigio Donnarumma, i cili është në pritje të projektit të kinezëve të Milanit për të vendosur për të ardhmen. Para tij është agjenti Mino Raiola, ai i cili ka folur mjaft qartë në lidhje me të ardhmen.

"Nuk e kuptoj se si mund të kritikohet, nëse dikush do që të largohet mjafton që ta thotë. Unë mendoj për interesat e Donnarumma. Dua të njoh projektin e Milan-it të së ardhmes, mendoj se është një gjë e drejtë. Ai është një lojtar i Milan dhe duhet të jemi të qetë".

Shtuar më 01/02/2017, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori