Raiola: Më kollaj të dënohet Ibra se sa Aronica
Mino Raiola agjenti i Zlatan Ibrahimoviç, komentoi përjashtimin e futbollistit në ndeshjen me Napolin.

“Kishte një episod përpara reagimit të Zlatan. Aronica goditi Nocerinon me dorë dhe Ibra për të mbrojtur shokun e skuadrës, reagoi në atë mënyrë. Nuk e shpjegoj se si Aronica nuk u përjashtua. Gjithsesi Zlatan është shumë i qetë dhe gjesti ishte vetëm një akt mbrojtjeje ndaj shokut të tij dhe asgjë më shumë. Do të paguajë për këtë, por nuk është problem, ai është mësuar të marrë përgjegjësitë. Pastaj të gjithë e dimë që është më bukur për një arbitër të përjashtojë Zlatanin dhe jo Aronican”, përfundoi Mino Raiola. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2012, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori