Raiola: Pogba mund të qëndroj edhe një vit tjetër te Juventus
Paul Pogba vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos.
Agjenti i tij, Mino Raiola, ka folur mbi të ardhmen e klientit të tij duke thënë se, francezi mund të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në "Juventus Stadium".

"Kemi thënë se disa skuadra vazhdojnë ta kërkojnë. Nuk është e thënë që Pogba të largohet në fund të këtij sezoni. Mund të qëndroj edhe një vit tjetër te Juventus. Nuk kemi asnjë paraakord me askënd", ka thënë agjenti i tij Mino Raiola, raporton Portali Albeu.


E ARDHMJA DHE VLERA - "Kur të vijë projekti i duhur në momentin e duhur atëherë ndoshta Pogba mund të gjejë më parë akordin me Juventusin. Vlera? Duhet të pyesni Juventusin. Kanë thënë gjithmonë që nuk flitet poshtë 100 milionë eurove".


PRAPASKENA - "Tre skuadra kanë dhënë rreth 85 milionë euro plus bonuse. Por Pogba donte të qëndronte Juventus dhe klubi bardhezi donta ta mbante". /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori