Raiola shokon përsëri, kjo është vlera që kërkon si komision për De Ligt
Barcelona ishte shumë pranë transferimit të De Ligt. Katalanasit kishin gati ofertën prej 85 milionë euro për Ajaksin dhe 8 milionë sezon si pagë për mbrojtësin. Pengesa e këtij operacioni quhet Mino Raiola. Ky i fundit është gëzon postin e agjentit të De Ligt.

Në këmbim të marrëveshjes me De Ligt, Bartomeut do i duhej të shtonte 15 milionë euro si komision. Kjo është shifra, që kërkon menaxheri i lojtarit si shpërblim për punën e tij. Barcelona nuk e pa të arsyeshme të jepte këtë shumë për Raiolën. Ata mendojnë se nuk kanë pse paguajnë komision për një lojtar, që dëshiron të vijë vetë në "Camp Nou".

Kjo lëvizje e katalanasve ka bërë që Raiola të hedhë sytë nga klubet e tjera të interesuara për 19-vjeçarin. Manchester United është gati të ofrojë komisionin për Raiolën dhe një pagë ndjeshëm më të madhe se ajo që i ofron Barça. Drejtori Ed Uduard ofron për De Ligt 12 milionë euro në sezon. Kjo ofertë faraonike e bën United më të favorizuar për të marrë talentin tulipan. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2019, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori